Presidenti i Partisë së Lirisë u pyet nga gazetarët lidhur me operacionin e SPAK, ku ka urdhëruar 50 fletë arreste për personazhe të krimit të organizuar, mes tyre figura që dikur i përkisnin jetës politike, dhe strukturës së policisë së shtetit.
Meta tha se ky është një operacion më shumë i karakterit propaganistik, përderisa dhe rezultatet e ndalimit të protagonistëve kryesorë, janë pothuajse zero.
Metamorfoza, është e gjitha një tablo e qartë e përfshirjes së të gjithë shtetit dhe gjithë Rilindjes, në veprimtari kriminale. Dhe, absolutisht të gjitha faktet që janë bërë publike sot, janë ditur edhe përpara një viti, janë ditur dhe përpara 9 muajsh.
Është një operacion më shumë I karakterit propaganistik, përderisa dhe rezultatet e ndalimit të protagonistëve kryesorë, dihet që pothuajse zero. Është gjithçka që kryehet nën diktatin e Edi Ramës. Sepse, duhet të ishte vepruar me kohë, me efikasitet, por kjo gjë nuk ndodhi.
Duhet të ishte vepruar përpara zgjedhjeve të 14 Majit, sepse ‘Metamorfoza’ aty ka qenë prej kohësh.
Por duhej që ato grupe, të përdoreshin dhe njëherë nga Edi Rama, për të grabitur bashkinë e Shkodrës, dhe shumë bashki të tjera në Shqipëri.
E më pas, për të prodhuar statistika nga halli, dhe nga sikleti, sepse t ato dosje dihet, që janë vendosur në dizpozicion nga partnerët europian”, tha Meta.