Procedohet penalisht i moshuari në Vlorë, ngacmoi s*ksualisht 9-vjeçarin

0
149

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht një të moshuar.

Ai është kallëzuar në polici pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një djalë të mitur 9 vjeçar. Kallëzimi për 64 vjeçarin B.S është bërë nga gjyshja e fëmijës.

“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin B. S., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase, se 64-vjeçari, ditën e djeshme, i ka ngacmuar seksualisht nipin e saj, 9 vjeç”, njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here