Nga Besart Xhaferri/
Bosët e krimit të organizuar që janë strehuar në Dubai, pasi Shqipëria nuk është më një bazë e sigurt për ta, kanë kërkuar një interpelancë urgjente me Edi Ramën, për ti kërkuar llogari për premtimet pambajtura.
Ata e quajnë pabesi operacionin e fundit të SPAK për faktin se njerëzit e tyre janë njoftuar nga policia e Ballës vetëm një javë para për nisjen e operacionin dhe jo një muaj para siç e kanë pasur në kontratën parazgjedhore me Rilindjen.
Edi Rama është në pushtet falë votës dhe kontributit të Diasporës së Dubait, e cila mesa duket është e vendosur të rishikojë kontratën me kreun e narkoshtetit,
Ky takim i kërkuar me ngulm nga Diaspora e Dubait pritet të prishë të gjithë turin e takimeve të Boratit Surrelit me patronazhistët në Itali e Gjermani.
Me aktivitetin solemn të Diasporës së Dubait Edi Rama ka caktuar të merren Don Agaçio i Roskovecit dhe Taulant Balla i Dragostunjës, si dy ndër njerëzit e tij të besuar.