Argita Malltezi: Arresti politik i Berishës ishte për të dobësuar opozitën

0
56

Argita Malltezi, e bija e liderit të opozitës, Sali Berisha, ka treguar në A2 CNN arsyen se përse nuk e kanë çuar ende dosjen në Strasburg. E ftuar në Debat me Alba Alishanin, Argita Malltezi tha se kjo ka ardhur për shkak të teknikaliteteve që ka Strasburgu, ku nuk mund të marrë përsipër një dosje, në rast se nuk janë kaluar të gjitha hallkat e drejtësisë në Shqipëri.

Që do të thotë se, duhet pritur dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për t’iu drejtuar Strasburgut.

Ndërkohë, ajo u ndal dhe të një çështje tjetër, te djegia e mandatit. Argita Berisha tha se procesi po zvarritet edhe me qëllim djegien e mandatit.

“Duhet të presim dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’iu drejtuar Strasburgut, ne kemi kërkuar që Strasburgu të marrë parasysh që në qershor bëhen 6 muaj dhe digjet mandate, që është një nga qëllimet e tyre, qëllimi i madh është dobësimi i opozitës”, u shpreh Berisha në A2 CNN.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here