“Drejtorët e ‘5D’ gllabëruan 30 milionë euro”/ Teliti: Edhe Veliaj i përfshirë në këtë skemë

0
86

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj është i përfshirë në skandalin e dosjes ‘5D’.

I ftuar në Syri TV, Teliti është shprehur se tani të gjitha faktet e vjedhjes kanë dalë në dritë dhe SPAK duhet vetëm të ndjekë hapat për të çuar përpara drejtësisë autorët e këtij krimi.

“Hapat e SPAK janë të domosdoshme dhe ‘Kutia re Pandorës’ është hupur. [publiku nuk ka dyshime se drejtorët janë kapur duke vjedhur para nëpërmjet firmave të krijuar nga vetë ata duke vjedhur tenderat dhe taksat e qytetarëve.

Të paktën 30 milionë euro janë gllabëruar nga drejtorët nëpërmjet skemës së grabitjes së ndërtuar nga ato. Ne kem zhvilluar 7 protesta dhe nesër kemi protestën e radhës përpara bashkisë së Tiranës për këtë skandal.

Çdo njeri mund të gabojë por jo të gabojë 29 herë siç është rasti i 5D të toleruar nga kryetari i bashkisë nuk mendoj se është e paqëllimshme. Ne i kemi bërë thirrje prokurorisë që të hetojë këtë skandal dhe të zbulohen autorët e kësaj vjedhje.

Ne besojmë se edhe kryetari i bashkisë është i involvuar të paktën në dijeni mbi këtë skemë korruptive, ai është drejtuesi i autoritetit kontraktor dhe nënpunës si autorizues financiar i këtij institucioni”, tha Teliti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here