Kamioni del nga rruga në Shkodër, aksidentohet shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë” në Shkodër.

Shoferi ka humbur kontrollin e kamionit dhe për pasojë është përplasur duke u plagosur.

“Rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga drejtuesi, kamioni ka dalë nga rruga.

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi S. M., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Share it :