Meta takon sekretarin e Përgjithshëm të DPS: Besimplotë në forcimin e bashkëpunimit mes forcave politike

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka takuar sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Socialistëve, Aleksandar Bogdanoviç.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se ka falënderuar Bogdanoviç për pjesëmarrjen në konventën e Partisë së Lirisë, teksa shprehu besimin për forcimin e bashkëpunimit mes dy forcave politike.

“Shumë i lumtur të nis ditën në Mal të Zi, me takime në selinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), që ka një kontribut historik për arritjen e Pavarësisë, anëtarësimin në NATO dhe përshpejtimin e integrimit europian të këtij vendi fqinj, mik të vërtetë dhe partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë.

Sot DPS është në opozitë por një gardiane e vendosur në mbrojtje të vlerave dhe rrugës së qartë europiane e euro-atlantike të Malit të Zi dhe në të ardhmen Partia e Lirisë do të ketë një bashkëpunim edhe më të madh në interes të të dy vendeve dhe popujve tanë.

E falenderova Sekretarin e Përgjithshëm të DPS, z.Aleksandar Bogdanoviç për pjesëmarrjen në Konventën historike të Partisë së Lirisë dhe jam besimplotë se nëpërmjet forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes forcave tona politike do të japim një kontribut të vyer për të garantuar prosperitetin e pandalshëm të Shqipërisë, Malit të Zi dhe të rajonit tonë.

I lumtur të dëgjoja prej tij vlerësimet më të larta për Konventën tonë dhe sidomos për 5 prioritetet e Partisë së Lirisë”, shkruan Meta në Facebook.

Meta takon sekretarin e Përgjithshëm të DPS: Besimplotë në forcimin e bashkëpunimit mes forcave politike

Ilir Meta ndan foto nga takimi në

Meta takon sekretarin e Përgjithshëm të DPS: Besimplotë në forcimin e bashkëpunimit mes forcave politike

BIRN: Arben Ndoka, simbol i krimit që

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko