29-vjeçari humbi jetën në minierën e Martaneshit/ Meta: Tragjedi e paralajmëruar dhe e përsëritur ! “Rilindja” ka qëllim vetëm të vjedhë

0
250

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në minierën e Martaneshit, ku humbi jetën një 29-vjeçar dhe disa punëtorë mbetën të plagosur.

Meta shprehet se tragjedia e sotme është një ngjarje e paralajmëruar dhe e përsëritur.

Sipas tij Rilindja ka për qëllim “vetëm të vjedhë dhe të ndajë pasuritë publike me shfrytëzuesit e minierave, oligarkët”.

Reagimi i plotë:

Tragjedia e sotme në minierën e Martaneshit, ku humbi jetën 29-vjeçari, Armond Peshku dhe disa të tjerë u plagosën është e paralajmëruar dhe e përsëritur.

“Rilindja” ka qëllim vetëm të vjedhë dhe të ndajë pasuritë publike me shfrytëzuesit e minierave, oligarkët, dhe nuk i bëhet vonë fare për minatorët që as ilaçe nuk blejnë dot për të kuruar mushkëritë dhe sakrifikojnë aq shumë për bukën e gojës sa humbin edhe jetën.

Partia e Lirisë i ka përkrahur gjithmonë minatorët e mashtruar nga “Rilindja” që sot nuk kanë as status minatori dhe asnjë lloj përfitimi për punën e vështirë, që kanë kryer.

Ne i mbështesim të gjitha propozimet e minatorëve, veçanërisht për miratimin e statusit të minatorit, të përfitimit të 135% të pagës minimale, si dhe të garantimit të plotë të shërbimeve shëndetësore falas, përfshi ilaçet për kurimin e sëmundjeve kronike që u janë shkaktuar nga nëntoka.

Ngushëllime familjes së 29-vjeçarit Armond Peshku që humbi jetën sot në minierën e Martaneshit dhe shërim të shpejtë të plagosurve!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here