Është zbardhur dëshmia e 15-vjeçares nga Kavaja, e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht për 4 vite nga babai i saj. Policia arrestoi 48-vjeçarin Bledar Rako, banues në Golem, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Burime bëjnë me dije se fillimisht e mitura i ka treguar ngjarjen psikologes së shkollës, ku i ka rrëfyer se i ati ka kryer marrëdhënie seksuale me të brenda shtëpisë së tyre dhe se përdhunimi ka nisur që prej moshës 11-vjeçare.
15-vjeçarja ka rrëfyer se abuzimi seksual ka ndodhur kur nëna e saj, si edhe tre motrat e vëllezërit nuk ishin në shtëpi, por kur ata ndodheshin vetëm të dy në banesë.
Ajo ka deklaruar se ka qenë e kërcënuar nga babai se po të tregonte do ta vriste. Në këto kushte, është treguar e rezervuar por falë punës së mirë të psikologes së shkollës është zbuluar historia.
Ndërkohë, mama e të miturës në dëshminë e dhënë për grupin hetimor ka deklaruar se nuk di asgjë dhe nuk ka dyshuar ndonjëherë te bashkëshorti i saj.
Sa i përket 48-vjeçarit Bledar Roko, ai i ka mohuar akuzat, ku ka deklaruar: “Absolutisht jo, nuk e kam prekur vajzën asnjëherë” .
Lajm i ndërlidhur: