GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin për lehtësimin e masës, shkak dalja në media. Reagon avokati Gjokutaj

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeminsitrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit për masë më të butë sigurie. Ata kishin kërkuar që të hetoheshin me masë lehtësuese por gjykata nuk e aprovoi

Institucioni ka paraqitur në senacë disa linqe të mediave ku shkruheshin se Sali Berisha ka thyer masën e sigurisë duke arsyetuar se Berisha nuk ka qenë korrekt me rrespektimin e vendimit të gjykatës.

Avokati Genc Gjokutajfoli për mediat mbi seancën e sotme dhe kërkesën për shkarkimin e gjyqtares Irena Gjoka.Kemi dëgjuar pataksira në Gjykatë. Sipas ligjit, gjyqtarja Irena Gjoka i ka bërë një relacion gjyqtares që shqyrtonte shkarkimin e saj, ku nuk kundërshton faktin e dënimit për shkelje të zonës Shengen, por thotë se kjo nuk ndikon në objektin për shkarkimin e saj.Kërkesën për shkarkim ia kemi qepur në pallto, do t’i qepim edhe në kostumin veror. Çështja e Gjokës ka shkuar në SPAK. Kemi bërë kërkime për aktet dhe nuk kemi një përgjigje”, u shpreh avokati Gjokutaj.

Share it :