Meta takon liderin e opozitës sllovene/ Nga arrestimi politik i Berishës dhe marrëdhënia mes dy shteteve, ja çfarë u diskutua

0
77

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar takim sot me liderin e opozitës së Sllovenisë, Kryetarin e Partisë Demokratike, Janez Jansha.

Meta shkruan se gjatë takimit me Janez Jansha, kanë diskutuar në lidhje me arrestimin politik të kryetarit të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha. Gjithashtu shprehet se kanë diskutuar edhe për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve dhe për integrimin europian të rajonit tonë.

POSTIMI I METËS:

“Kënaqësi e veçantë të pritesha sot në selinë e Partisë Demokratike të Sllovenisë nga Lideri i saj dhe i opozitës, Janez Jansha, ish-Kryeministër.

Diskutuam për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve dhe për integrimin europian të rajonit tonë.

Jansha u interesua për gjendjen e Berishes dhe theksoi se është shumë e rëndësishme që drejtësia të mos përdoret politikisht por të jetë e pavarur.

Nga ana ime i shpjegova Jansha se veprimet e paligjshme ndaj Berisha synojnë t’i pamundësojnë atij të kryejë përgjegjësitë e tij si deputet dhe Lider i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Shpreha besimin se asnjë masë represive ndaj opozitës nuk do ta ndalë atë në misionin e saj për ç’kapjen e shtetit dhe rivendosjen e demokracisë funksionale dhe llogaridhënies.

Shprehëm besimin se në të ardhmen bilanci tregtar dhe i bashkëpunimit politik midis dy vendeve do të jetë shumë më i lartë.”, shkruan Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here