Një incident është regjistruar pasditen e sotme në Kosovë.
Skelat e një kopanie të vendosura në një pallat në ndërtim janë rrëzuar papritur duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Fatmirësisht në momentin që skela është rrëzuar nuk ka patur banorë poshtë pallatit, por zhurma që ato kanë krijuar në momentin e rënies ka shkaktuar alarm në lagje.
Siç mund të shihet dhe në foton e mëposhtme skelat kanë zënë poshtë disa makina duke shkaktuar kështu dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa disa banorë janë afruar të shqetësuar pranë vendngjarjes. Ende nuk dihet në pronësi të kujt kompanie ishin skelat e ndërtimit, ndërkohë policia vendase ka nisur hetimet lidhur me rastin.