Shkarkimi i Ballës/ Meta: Rilindja e shtrydhi pastaj e flaku

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me largimin për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë të Alfred Ballës, kreut në detyrë të KLP-së.

Meta shkruan se Rilindja” pasi të shtrydh pa mëshirë të flak me kënaqësi për të mbushur “statistikat” e saj të neveritshme se ne nuk pyesim as për “tanët”.

“Rilindja” pasi të shtrydh pa mëshirë të flak me kënaqësi për të mbushur “statistikat” e saj të neveritshme se ne nuk pyesim as për “tanët”.

Asnjë iluzion për Ramaformën, kryeturpin e “reformave”! – shkruan Meta në “Facebook”

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Kreun e Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla pas ankimimit nga Komisioneri Publik.

Gjithashtu KPA vendosi largimin e Ballës nga sistemi i drejtësisë për 15 vite, ku nuk mund të ushtrojë detyrën e prokurorit dhe gjyqtarit.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *