24-vjeçari shkoi në spital i plagosur, policia zbardh ngjarjen: U qëllua me armë nga djali i xhaxhait

0
186

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmë, në fshatin Shënavlash, ku u plagos me armë zjarri, në këmbë, 24-vjeçari E. B. Ngjarja ndodhi në oborrin e banesës së 24-vjeçarit pas një konflikti të çastit.

Autori i plagosjes është djali i xhaxhait të 24-vjeçarit, i identifikuar si I.B, 33 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë 24-vjeçari i plagosur vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve.

Mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Rajonal Durrës ishte paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Durrës, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, në oborrin e banesës së 24-vjeçarit, në fshatin Shënavlash, ku në drejtimin e prokurorit, kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi I. B., 33 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, djalin e xhaxhait të tij, shtetasin E. B., i cili vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e shtetasit I. B.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here