“Dumani raportoi para një komisioni që 2/3 e anëtarëve i ka nën hetim”, Blushi: SPAK duhet të arrestonte Veliajn, është kthyer si institucion statistikash

0
171

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, në News24, tha se për fat të keq drejtësia në Shqipëria është e kapur, pasi Erion Veliaj duhej të ishte arrestuar 4 vjet më parë për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Blushi tha se SPAK duhej të kishte arrestuar Veliajn, ndërsa opozita ka dorëzuar materiale me kamion në Prokurori, dokumente të pakontestueshme për aferën e inceneratorit të Tiranës.

 “Atje nuk është vendosur një tullë, jo më të ketë incenerim. Kush e inicioi aferën drejtorët e Bashkisë apo Erion Veliaj? SPAK po arreston drejtorët që të shpëtojë Veliajn. Skema e inceneratorëve është iniciuar nga Veliaj dhe Edi Rama”, tha Blushi.

Ai theksoi se në një vend ku nuk ndëshkohen zyrtarët e lartë, në rastin konkret nga Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, për të vijuar më pas me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, nuk mund të themi se ka drejtësi.

“Incenerator nuk ka, pronarët janë në llogari, inceneratori është nën sekuestro, atëherë kujt po i çohen paratë? U hoqën fonde nga shkollat e kopshtet, i çuan te inceneratori që nuk ekziston. Ku përfundojnë këto para? Sikundër ka thënë edhe Arben Ahmetaj, pronari faktik i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj”, tha Blushi.

Ai tha se SPAK është kthyer në një institut statistikash, pasi edhe kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, u shfaq në komision duke lexuar statistika. “Ku raportoi sot Dumani? Në një komision që 2/3 e anëtarëve i ka nën hetim. A ka logjikë kjo që Dumani raporton përpara Fatmir Xhafajt që dihet pse dha dorëheqjen”, tha Blushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here