Dumani kyçi gojën për dosjet 184 dhe 339”, Xhaferri: Pa ndëshkuar krimin elektoral s’ka integrim

0
160

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar në lidhje me deklaratat e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve, kur u shpreh se nuk di asgjë në lidhje me dosjet kriminale 339 dhe 184, ku faktohet me zë se si mazhoranca socialiste e udhëhequr nga Edi Rama, deformon vullnetin e popullit në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Në një reagim në Facebook, Xhaferri thekson se ‘pa ndëshkuar krimin elektoral, nuk ka as stabilitet as zhvillim dhe as integrim’ për Shqipërinë.

Reagimi i plotë:

Dumani kyçi gojën për dosjet 184 dhe 339 që janë në themel të Shqipërisë së inkriminuar që ai ekspozoi!

Në seancën që zgjati rreth 5 orë në Komisionin e Ligjeve  kreu i SPAK Altin Dumani amnistoi krimet elektorale të ndërkombëtarizuara të dosjeve 184 dhe 339.

Ndonëse është vetë nga Dibra dhe dosja 184  i përket zgjedhjeve elektorale të pjesshme  në Dibër, Altin Dumani i pyetur për fatin e këtyre dosjeve tha se nuk di asgjë.

Kjo është një marrëzi e paprecedentë, pasi panorama e kriminalizimit të shoqërisë që ekspozoi pjesërisht në atë sallë Altin Dumani rrënjët i ka tek krimet elektorale të dosjeve 184 dhe 339.

Ndoshta Dumani nuk e din që në dosjen e fundit Metamorfoza, ai deputeti i Ramës që kishte krijuar grup të strukturuar kriminal është personazh kyç dhe në dosjen 184.

Damiani që sot e kishte përballë në mbledhje është autori i tërmetit elektoral dhe në atë dosje del dhe “Babloku” Edi Rama që takohet me eksponentët e krimit, teksa del dhe Tahiri me Manjën që kriminalizojnë Drejtorin e Policisë së Dibrës, që Manja i premton për ma nalt.

Pa ndëshkuar krimin elektoral nuk ka as stabilitet as zhvillim dhe as integrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here