Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas kërkesës së kryeprokurorit të SPAK për zgjatjen e mandatit të tyre.
Vasili është shprehur se SPAK i “dashuron” dosjet e korrupsionit të rilindjes, prandaj nuk i heton.
Postimi i plotë :
SPAK i “dashuron” dosjet e korrupsionit te rilindjes, prandaj nuk i heton!
Dumani i SPAK-ut foli :
Per dashurine e SPAK-isteve per dosjet.
Foli per zgjatjet te mandatit te tyre qe eshte tashme plot 9 vjet.
1.Po kujt ja shet keto dengla ky?
2.A njeh Kushtetute e ligj ky?
3.A e kupton qe nuk eshte aty per ti sherbyer Rames, por Ligjit?
4.A e di ky qe reforma ne drejtesi miratoi mandate shume te gjata 9 vjecare per te pasur kohe plot ne dispozicion te punes se prokuroreve?
5.A e di ky qe reforma u be kunder korporatizmit, familjaritetit korruptimit dhe zvarritjes mafioze e te qelkimshme te ceshtjeve?
6.A e di ky qe shqiptaret nuk i paguajne 3 here me shume se Presidenti qe te flene mbi dosje me dhjetra vjet?
7.A e di ky qe dosjet nuk dashurohen, por hetohen me gjaftohtesi profesionale dhe paanshmeri, sepse dashuria eshte subjektivizem, anesi dhe antiligj?
8.A e di ky qe Edi Rama eshte i barabarte perpara ligjit dhe duhet ta kishte hetuar e arrestuar me kohe?
9.A e di ky qe nuk dhunon hapur ligjin kur shfaqet ne Kuvend si nje militant arrogant rilindas dhe nuk eshte më kryetar i SPAK?
10.A e di ky qe se nga ngritja e SPAK korrupsioni i qeverise ka arritur kulmin sepse SPAK -u i ketij nuk e ndeshkon?
11.A e di ky qe ka detyrim ti tregoje vendin Rames kur i jep urdhera nga Asambleja e Partise dhe jo ti bindet Rames e te zbatoje urdherat e tij?
12.A e di ky, qe ben sikur harron, se punen e SPAK-ut e ka bere opozita me denoncimet e kallzimet e saj?
13.A e di ky qe kallzimeve voluminoze me qindra dokumente, fakte e prova te korrupsionit keta vetem ju kane krijuar pengesa, zvarritje te qellimshme per tu dhene kohe rilindasve te korruptuar te fshehin provat si dhe te fshihen edhe vete?
14.A e di ky qe Edi Rama eshte kallzuar ne dhjetra raste dhe ky nuk e ka thirrur asnje here ndonese faktet jane asgjesues?
15.A e di ky qe krimi i organizuar ka shkaterruar themelin e demokracise zgjedhjet e lira vetem se SPAK-u i ketij nuk lufton krimin zgjedhor ku faktet per Ramen, ministrat, deputetet, kryetare bashkish e drejtoret e policise jane sheshit deri edhe ne mediat boterore?
Ketyre pyetjeve jepu pergjigje Dumani dhe leri pallavrat me dashuri ne kohen e koleres korruptive rilindase.