Një incident është regjistruar sot në pallatin e sportit në Milano ku po mbahet takimi i kryeministrit Edi Rama me mbështetësit e tij.
Disa emigrantë shqiptarë hodhën në sallë fletushka me mesazhin: “Dua të votoj 2025, nga Diaspora”.
Përplasje në takimin e Ramës në Tomë. Të rinjtë kanë kërkuar të drejtën e votës, por janë përballur me dhunën e mercenarëve të regjimit.
Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga organizatorët e takimit të kryeministrit, Rama në Milano ndaj aktivistëve të cilët kërkojnë votën e diasporës.
Berisha ka shpërndarë videon në të cilën shihen qartë që organizatorët po tentojnë ti nxjerrin me dhunë të rinjtë studentë që kërkojnë të respektohet e drejta legjitime dhe kushtetuese e tyre.
Pas kësaj, emigrantët u nxorën me forcë nga salla ku ajo që binte në sy ishte prezenca e shumtë e truprojeve të Edi Ramës.