Përzuri mbi 1 milion shqiptarë në 10 vite, Rama justifikohet: Opozita gënjen!

0
181

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga Italia akuzave të opozitës, lidhur me takim e parë të zhvilluar me diasporën, atë në Greqi, ku u tha se stadiumi ishte mbushur me administratën e marrë me autobusë nga Tirana.

Rama u shpreh po ashtu se akuzat e opozitës së nga vendi janë larguar 1 milion shqiptarë, është një gënjeshtër e ligë. Kreu i qeverisë pranoi që nga Shqipëria kanë ikur shumë të rinj, por dështimin e tij e justifikoi duke sulmuar opozitën.

Ndërkohë vlen të theksohet se gjatë qeverisjes së këtij që po reciton për eksodin e shqiptarve ne Itali, janë larguar nga vendi me shumë se 1 milionë shqiptarë. Kjo është e vërteta më e keqe që ky njeri dhe pushteti i tij u kane sjellë e bërë shqiptareve këto 10 vjet.

“Disa gojë thonin këto ditë që unë nuk duhej të vija këtu sepse nën udhëheqjen time paskan ikur nga Shqipëria 1 milion shqiptar. Kjo është një gënjeshtër e madhe e ligë dhe e turpshme, njësoj si ajo e autobusëve të ardhur nga Tirana që doli po nga ato gojë të liga që ofenduan shqiptarët e Greqisë që u shkrinë si lumi ne det në atë përfaqim të Athinës. Shqipëria e katandisur në 1.5 milionë banorë, e narkoshtetit, e mbytur në korrupsion, ku s’ka as punë as shpresë, ekziston vetëm në humnerën e atyre gojëve që përndjekin tokën e fëmijë të Shqipërisë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë. Po e vërtetë është kanë ikur në këto 10 vite shumë shqiptarë, kanë ikur më shumë se janë kthyer, e vërtetë është që kanë ikur”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here