“Lideri i opozitës, në arrest pa prova nga leva e tij Dumani”/ Maliqi: Babloku i mafias ka nxitur vëllavrasjen

0
110
Lefter Maliqi

Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë Kuçovë në Lefter Maliqi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se me fushatën e fundit që ka nisur me takimet me diasporën shqiptare, por që në të vërtetë i ka mbushur sallat në Athinë dhe Milano me administratën shtetërore dhe patronazhistët e PS-së.

‘Ky diktator ky bablok i mafies i Surrelit ka nxitur vëllavrasjet, konfliktet shqiptarë me shqiptarë. Imagjino, me tallavatë e tij, me koncertet, me autobusat dhe me avionët plotë nga Shqipëria edhe në Athinë edhe në Milano fut vëllavrasjet.’, u shpreh Maliqi në tubim.Gjithashtu Maliqi theksoi se ‘lideri i opozitës mbahet në arrest politik pa asnjë provë pa asnjë fakt nga babloku, nga mafia dhe nga Dumani, i cili është levë e tij’.

Maliqi: Ky diktator ky bablok i mafies i Surrelit ka nxitur vëllavrasjet, konfliktet shqiptarë me shqiptarë. Imagjino, me tallavatë e tij, me koncertet, me autobusat dhe me avionët plotë nga Shqipëria edhe në Athinë edhe në Milano fut vëllavrasjet. Ky i ka ndarë shqiptarët i ka futur në luftë klasash, në jugorë dhe veriorë. Sali Berisha, si veriorët dhe jugorët i ka pasur të barabartë, shqiptarë të barabartë dhe nuk bënte dallime.

Sali Berisha nuk ka parë kurrë të majtë dhe të djathtë. Qarku i Beratit ishte i majtë me komuna dhe bashki por çfarë bëri Sali Berisha, bëri rreth 200 km rrugë rurale, 100 qendra shëndetësore, mbi 100 rikonstruksione dhe shkolla të reja. Çfarë bën babloku i rilindjes? Me 10-fish të denderave apo 20-fish ka bërë vetëm qendrat e bashkive të cilat përmbyten. Lideri i opozitës mbahet në arrest politik pa asnjë provë pa asnjë fakt nga babloku, nga mafia nga Dumani levë e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here