Rezoluta e Ramës/ Meta: Tjetër poshtërim i reformës në drejtësi që punon me regji

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas miratimit në Kuvend të projekt-rezolutës së propozuar nga mazhoranca për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar anti-korrupsion.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se Ramaforma ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë, duke i kthyer në shtojcë të mazhorancës. Sipas tij, rezoluta është një tjetër poshtërim i tij ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm me diktat dhe regji.

Reagimi i plotë:

“Ramaforma i ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë duke i kthyer në shtojca të mazhorancës aktuale që veprojnë vetëm me regji për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës përgjegjësit dhe përfituesit të korrupsionit të përbindshëm shtetëror.

Rezoluta është një tjetër poshtërim i tij ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm me diktat dhe regji.

Çdo veprim i drejtësisë të re ka qenë shumë i vonuar, selektiv dhe vetëm si presion i denoncimeve të forta dhe konkrete të opozitës.”

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *