I urojmë shëndet dhe sukses’, KLP përcjell Alfred Ballën me pergezime

0
132

BIRN

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u përfshi në debate të ashpra të hënën, kur u mblodh të diskutohej mbarimi i mandatit të Alfred Ballës si anëtar i KLP-së, pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që e përjashtoi atë për 15 vjet nga institucionet e drejtësisë. Balla u përjashtua pasi sipas KPA ai iu shmang procesit të rivlerësimit.Por ndërsa dukej si procedurë rutinë, pasi 4 anëtarë të KLP-së kanë pasur të njëjtin fat më herët, mbledhja u bë arenë debati.Anëtarja e joprokurore Nurihan Seiti, sulmoi zëvendëskryetarin Tartar Bazaj dhe prokurorin Sokol Stojani se po nxitonim të shtynin Ballën jashtë sistemit. Seitaj paraqiti kërkesa në KLP që siç u kuptua vinin nga Balla dhe kërkoi përjashtimin e zëvendëskryetarit Bazaj, të cilin e akuzoi për konflikt interesi. Ajo pretendoi se Balla nuk duhej të drejtonte mbledhjen. Ndërsa ngriti aludime se kjo ishte një situatë që kishte filluar në Romë gjatë një vizite zyrtare të KLP

Kjo ka filluar që në Romë”, bërtiti Seitaj, ndërsa shtoi: “Pse po nxitoni, ç’është gjithë ky nxitim?!”.

Ndryshe nga Seitaj, anëtarët e KLP-së, Bazaj dhe Stojani paraqitën argumente Kushtetuese për mbarimin e mandatit të Alfred Ballës.

Stojani tha se mandati i Ballës kishte mbaruar menjëherë pas shpalljes së vendimit nga KPA. Ai arsyetoi se KLP vetëm bënte konstatim të këtij mbarimi. Stojani theksoi se ndërhyrjet e Ballës përmes emailit zyrtar, thirrja prej tij e një mbledhje me axhendë të ndryshme dhe kërkesat e tij duhej të konsideroheshin nul.

Anëtarë të tjerë të KLP kërkuan kohë që një Komision përkatës të dilte me relacion. Por edhe kjo pikë u debatua, pas kërkesës për ta shtyrë këtë vendim për ditën e martë. Më pas mbledhja u ndërpre pa një afat.

Në orën 17.00 Këshilli u mblodh sërish, por këtë herë nuk pati debate. KLP rrëzoi një kërkesë të Seitit për të përjashtuar zëvendëskryetarin, por miratoi kërkesën e Ballës për të qenë i pranishëm edhe pse ky i fundit nuk u paraqit.

Më pas anëtarja Arta Mandro lexoi një relacion në të cilin u vu në dukje se Balla nuk mund ta mbante më mandatin, pasi pas vendimit të KPA-së ishte në kushte të pazgjedhshmërisë.

Pas votimit me 9 vota në favor të këtij relatimi, disa anëtarë të KLP-së kërkuan që në emër të Këshillit të përgëzonin Ballën për punën e bërë. Kur kjo u refuzua nga Bazaj, disa anëtarë morën fjalën dhe pasi përgëzuan punën e Ballës, i uruan atij suksese dhe shëndet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here