Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi/ Boçi: Ngjarja ka prapavijë dhe frymëzim politik

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi ka prapavijë dhe frymëzim politik.

Boçi: Ngjarja ka prapavijë politike dhe frymëzim politik.

Ka një mospërputhje në mënyrën se si është vepruar.Drejtori i policisë jashtë detyrës së tij institucionale është përpjekur të marrë edhe funksionin e prokurorit duke përcaktuar edhe motivet e goditjes.

Shpresoj që të mos jetë si në rastin e Gerti Shella, në momentin kur goditi Sali Berishën ku u tha nga policia se motivacioni i tij ka qenë se ka pasur inat me vitin 97.

Çdo skenar ka perfeksionin e tij, që ai të duket sa më natyral.

Çështja ishte e fituar, ku është mospërputhja?

Përderisa ishte e fituar duket si një mungesë motivimi për të goditur avokatin.

Një kërcënim nuk bëhet me katër persona.

Nuk bëhet as me leva hekuri.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *