Berisha: Shqipëria sot në mediat ndërkombëtare është e damkosur përfundimisht si narkoshteti i parë dhe më i rrezikshëm në Europë

0
76

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve kundër arrestimit politik të tij është shprehur se Shqipëria sot në mediat ndërkombëtare është e damkosur përfundimisht si narkoshteti më i rrezikshëm në Europë dhe i parë.

U bëj thirrje nga zemra të rinjve shqiptarë, ngrihuni, mos pranoni të dorëzoni vendin tuaj në narkoshtet.

Çlironi Shqipërinë nga narkoshteti që po i bën gjëmën kombit dhe vendit.

Emrit, nderit dhe dinjitetit shqiptar!

U bëj thirrje të gjithë punonjësve, të cilët nuk ndajnë me zyrtarët e narkoshtetit moralin e tyre, të ngrihen kudo që janë, të bashkohen në mënyrë që të bjerë sa më shpejt kjo ngrehinë mizore e shëmtuar që është vendosur mbi shqiptarët, e Edi Ramës dhe kriminelëve të tjerë.

Miqtë e mi, Shqipëria sot në mediat ndërkombëtare është e damkosur përfundimisht si narkoshteti më i rrezikshëm në Europë dhe i parë.

Narkosi, ai që në rast se ju kujtohet, 8 vite më parë, 9 vite më parë, unë e thërrisja si Noriega e Shqipërisë në parlament dhe kudo, vazhdon të qeverisë, vazhdon betejën për shkatërrimin e opozitës.

Rekrutoi McGonigal, ambasadorë, diplomatë, zyrtarë, i ndërseu kundër opozitës shqiptare vetëm t’i mbyllte asaj gojës që denonconte narkoshtetin.

Po ja ku jemi sot në shesh të mejdanit, përballemi me të me të gjitha mjetet gjer në fitoren tonë.

Sot unë ftoj çdo demokrate dhe demokrat t’i dalë zot të shkuarës së tij.

T’i dalë zot investimit të tij.

T’i dalë zot virtyteve dhe idealeve të tij.

Të ngrihet kudo që është për të përmbysur narkoshtetin mizor që po shfaros shqiptarët.

Cilido që e ndjen veten demokrat, o sot o kurrë në shesh betejë!

Nesër në ora 11 te bashkia, të enjten në orën 10 te parlamenti.

Nuk ka rrugë tjetër veçse Shqipëria në protestë, veçse Shqipëria në mosbindje civile, veçse Shqipëria në fitore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here