Neritan Sejamini: Shqipëria është narko-shtet, interesat e drogës kanë depërtuar në qeveri, drejtësi, ekonomi!

0
120

Dokumentari i Rai 3 për marrëveshjen e Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët, e portretizonte Shqipërinë si një narko-shtet.

Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se sipas përkufizimit të narko-shtetit, Shqipëria mund të klasifikohet si një vend i tillë, për shkak se interesat e drogës kanë depërtuar në institucionet e vendit.

“Çfarë është narko-shteti? Një shtet në të cilin institucionet janë depërtuar nga paraja dhe interesat e drogës. Pra drejtësia, qeverisja, ekonomia, janë dëpërtuar nga pushteti i drogës. A kanë depërtuar interesat e drogës, në qeveria dhe këto? Nëse po atëherë jemi narko shtet.

Ka një përcaktim të OKB. Thonë një shtet në të cilin interesat e drogës kanë depërtuar institucionet legjitime. Nëse policia është e depërtuar nga interesat e drogës, si në Shqipëri,  është narko shtet.

Nuk do të thotë që bandat të dalin me mitroloz në rrugë. Është kur institucioent legjitime janë depërtuar nga interesat e drogës.

Nëse kontrollon drejtësinë, sërish është narko-shtet. Madje ka debat të madh në Hollandë, a është apo jo narko-shtet”, tha ndër të tjera Sejamini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here