Berisha: Organizatën kriminale të Olsi Ramës e goditën gjermanët

0
127

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur sërish te hetimet ndërkombëtare mbi organizatën kriminale të Olsi Ramës, ku sipas kryedemokratit e goditën gjermanët. Berisha tha se, plani makabër i Xibrakës ishte eksporti i dhjetëra tonelatave kokainë.

“Edi Rama, e vërteta është se sapo more pushtetin, angazhove vëlla Olsin dhe u instalua në Xibrakë nën kujdesin tënd, uzina më e madhe në Ballkan e përpunimit të kokainës nga organizata kriminale shqiptaro-kolumbiane e Xibrakës me në krye Genti Xhixhën, Olsi Ramën, Gentjan Gjonajn, Ermal Hoxhën.

Këtë organizatë kriminale ta zbuluan gjermanët, sepse për shqiptarët ti kishe zëvendësuar me Shqipëri të gjithë ata që nuk do pajtoheshin kurrë me drogën.

Kishte dërguar Nallbatin famoz, Nallbatin e përjashtuar nga Policia e Shtetit nga Igli Toska për lidhje me Hakmarrjen për Drejtësi.

Olsi yt me Genti Xhixhën, Gentjan Gjonajn dhe Ermal Hoxhën, drejtonin grupin e Xibrakës me një projekt makabër, eksportin e dhjetëra, dhjetëra tonelatave kokainë në Gjermani dhe tregjet e tjera të Europës.

Zbulimi nga organet ligjzbatuese gjermane sigurisht bllokuan këtë projekt, por në qarkun e tyre mbeti yt vëlla o Edi Rama dhe ai është denoncuar nga Sali Berisha në parlament, në sytë e tu dhe të shqiptarëve.

Është denoncuar në parlament në sytë e tu dhe të shqiptarëve të gjitha udhëtimet, kalimet e kufirit me makinën kryesore të grupit të drogës, nën shoqërinë e Genti Xhixhës, Ermal Hoxhës dhe Gentian Gjonit e narkotrafikantëve të tjerë”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here