Analisti Armand Shkullaku ka folur në lidhje me deklaratat e Edi Ramës në investigimin e RAI-3.
Shkullaku u shpreh se, kriminelët marrin direkt në telefon Edi Ramën dhe të gjithë mbarojnë punë me të.
“Këtu kemi rast që ne do të vendosim, nëse do të merremi me integritetin, moralin dhe raportin mes dy individëve, apo me atë që denoncon ish-zv/kryeministri. Për mua është skandal që pret në zyrë edhe njërin nga Meksika. E dëgjove shpjegimin e Ramës dhe po të shohësh këto filmat që kanë Amerikën Latine si subjekt, kështu folin. Erdhi njëri që ka një hotel luksoz në Vlorë. Ai që ka hotelin erdhi e më takoi e më kërkoi takim se e njoh, është burrë i mirë dhe më tha; Rame kam një kushëririn tim në Meksikë, do me bë një kazino, a na pret në zyrë. Po mo vlla hajde në zyra të diskutojmë këtë punë.
Por ku ka kryeministër në botë që pret njërin nga Meksika pa e ditur se kush është. Po nuk mund të hyhet në zyrën e kryeministrit kështu. Ne nuk duhet të habitemi nga ato që thotë Arben Ahmetaj, sepse ne e dimë shumë mirë, që ky na ka dalë në dosjen e Dibrës, duke folur me disa personazhe të botës së errët në telefon. E ka pranuar vetë.
Doli dhe te Bildi. E pranoi dhe vetë dhe ka thënë, se unë flas me çdo njeri, takoj çdo njeri, më marrin në telefon. Po pse ka qëlluar se marrin vetëm këtë, dhe me këtë mbarojnë punë këta. Njëri merr resortin në Velipojë, tjetri hotelin në Dhërmi, tjetri merr tenderin e rrugës, njëri bëhet kryetar bashkie, dy-tre të tjerë bëhen deputetë dhe pastaj ne themi, nga dolën këta.