Gazetari Klodian Tomorri ka deklaruar se mjafton takimi i Edi Ramës me Luftar Hysën dhe biseda për licenca kazinosh që kryeministi të shporret nga detyra.
I ftuar në Syri TV, Tomorri tha se duhet plotësuar kushtet për të marrë një lecencë kazinoje, dhe jo të bisedosh me kryeministrin.
‘Po ta shikosh reagimin e Ramës sot, është i njëjti reagim që ai ka bërë kur mediat shqiptare filluan të risillnin historinë e mediave meksikane për Luftar Hysën.
Ka përdorur të njëjtën gjuhë, llumania mediatike, kazanet, kanalet mediatike, ishte e njëjta mbrojtje.
Dy ditë më parë gazetari e bëri të përgënjështrojë veten dhe të thoshte; po e kam pritur dhe kam diskutuar për kazinonë.
Sepse ka një pyetje të thjeshtë, ç’punë ka kryeministri me licencat e kazinove, pavarësisht se kush ishte Luftar Hysa.
Ligji e përcakton qartë se si jepet licenca, çon një deng me letra, duhet të përmbushësh kushtet, dhe nëse kalon kontrollet dhe përmbush kushtet e merr.
Kjo na fakton edhe një gjë tjetër, që çdo gjë këtu në Shqipëri e jep kryeministri.
Dhe akuza e Arben Ahmetaj që ky ndan Shqipërinë duke ngrënë qofte me oligarkët.
Ky jep licenat e kazinove, jep tenderat, ndan Shqipërinë, jep tokat në bregdet, ndan lejet e ndërtimit.
E imagjinoni veten që një kryeminstër gjysëm normal, të presë në zyrën e vet kompanitë e mëdha të bixhozit dhe të bëjë zyrën e vet biseda licensash bixhozi’, tha Klodian Tomorri.