‘Ç’më duhet mua?’-

0
243
Nga Nga Erion Dasho 

Indiferenca! Indiferenca është sot armiku më i madh i shqiptarëve, sikundër ka qënë armiku i shumë demokracive në vite dhe shekuj.

Nëse drejtorët në shtet u bëjnë presion vartësve duke i detyruar për cilin kandidat të votojnë, në cilin miting partie do të marrin pjesë, ky nuk është problemi im. Unë nuk punoj në shtet…

Nëse patronazhisti në lagje e di se për kë votoj unë dhe gjen një mijë e një mënyra për të më bindur të votoj rilindjen dhe boratët, ky nuk është problemi im. Unë nuk kam interesa politikë…

Nëse taksidari i qytetit merr listën e gjithë tregtarëve të vegjël që janë simpatizantë të “armikut” politik dhe i mbyt ata me kontrolle dhe gjoba, ky nuk është problemi im. Unë nuk kam biznes…

Nëse gjyqtari ja nxin jetën mikut tim me gjyqin që vazhdon prej 10 vitesh, ky nuk është problemi im. Unë nuk kam gjyq të hapur…

Nëse drejtori i hipotekës bashkë me të fortin e qytetit i vodhën tokën në bregdet fqinjit tim për t’ja shitur një “investitori strategjik”, ky nuk është problemi im. Unë nuk kam toka…

Nëse kryetari i bashkisë vjedh taksat e mia duke ja dhënë ato investitorëve fantazmë, ortakëve dhe bashkëhajdutëve, ky nuk është problemi im. Për mua ka rëndësi që plehrat gjithsesi largohen nga kazanët…

Nëse kompania e shokut tim falimentoi sepse tenderët jepen të gjithë me miq, me taraf e me ortakë, ky nuk është problemi im. Unë nuk kam kompani…

***

Dhe vjen pastaj dita, kur ti je i survejuar, i spiunuar, i vjedhur, i shtypur, i përqeshur dhe i tallur. Kur ti nuk mund të kërkosh më të drejtën tënde.

Sepse aty ku mbizotërojnë paligjshmëria, padrejtësia, dhuna dhe shtypja, ti kurrë nuk do ta gjesh të drejtën tënde kur të kesh nevojë.

Sot ti bën indiferentin përballë padrejtësisë dhe shtypjes që i bëhet punonjësit të shtetit, mësuesit, tregtarit, pronarit, biznesmenit, kryetarit të opozitës, kurse nesër të tjerët do të bëjnë indiferentin kur ti të jesh viktimë e padrejtësisë dhe shtypjes së radhës.

Sepse një shtet që bazohet tek padrejtësia dhe paligjshmëria nuk ndalet para asgjëje! Është vetëm çështje kohe deri sa të arrijë edhe tek ti!

Fatkeqësia do të të godasë edhe ty herë a vonë sepse sot ti mendon, “Nuk është problemi im!”

***

Shqiptar! Dil dhe protesto sot!

Dil dhe kërko të vendosen para drejtësisë Borati, boratët dhe bashkëhajdutët e tyre! Dil dhe kërko të shkarkohet dhe të dërgohet para drejtësisë Lali i Boratit!

Dil para se të jetë vonë! Di dhe kërko liri për kreun e opozitës! Dil dhe kërko qeveri teknike!

Përndryshe do ta gjesh veten në vitin 2030, apo 2040 duke u qeverisur nga të njëjtët hajdutë, kriminelë dhe vandalë!

Do ta shohësh veten tënde skllav…

Askush nuk do të jetë pranë teje duke protestuar…

Protestuesit do të kenë vdekur, ose do të jenë larg…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here