Pas largimit nga Tatimet/ Balluku e merr Ceno Klosin në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë

Një ditë pasi u raportua si dorëheqje, ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u zyrtarizua shkarkimi nga detyra i Drejtorit të Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi.

Në mungesë të Ramës, zv.kryeministrja Belinda Balluku e ka emëruar Ceno Klosin si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

VENDIM PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave. VENDOSI: Z. Ceno Klosi, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

EMËRIM NË DETYRË- Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Z. Ceno Klosi emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë“, thuhet në njoftim.
Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *