Xhixho: Rama gati për të pritur Melonin, por të na thotë se pse Shqiptaria e ka shportën më të shtrenjtë se Italia?

0
100

Zëvendëspresidentja dhe deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se sot, në ditën e vizitës së homologes së tij italiane, shqiptarët kanë një pyetje për kryeministrin Edi Rama.

“Pse Shqipëria me paga më të ulëta, ka çmime më të shtrenjta për produktet e shportës se Italia e znj. Meloni?”, është pyetja që shtron Xhixho për kreun e qeverisë shqiptare përmes rrjeteve sociale, teksa publikon dhe të dhënat e saja ekonomike mbi këtë argument.

REAGIMI I PLOTË I ERISA XHIXHOS

Xhixho: Rama gati për të pritur Melonin, por të na thotë se

Në ditën e vizitës së homologes së tij italiane, shqiptarët kanë një pyetje për kryeministrin:

Pse Shqipëria me paga më të ulëta, ka çmime më të shtrenjta për produktet e shportës se Italia e znj. Meloni?

Qytetarët shqiptarë i blejnë produktet ushqimore shumë më shtrenjtë se në Italinë fqinje.

➡️Ja disa të vërteta:

Në Itali, pensioni minimal social është 525 euro

Më shumë se gjysma e pensionistëve italianëmarrin të paktën 750 euro në muaj

Paga minimale në Itali e kalon të paktën dy herëatë në Shqipëri

➡️Por nga ana tjetër, çmimet janë më të ulëta se nëShqipëri, ku:

Ndihma ekonomike është 19-99 euro për familje

Pensioni bazë-  88 euro

Paga minimale – 400 euro 

➡️Ndërsa po të krahasosh çmimet, në Shqipëri janë shumë më të shtrenjta se në Itali:

Vaji

Në Itali – 1.89 euro

Në Shqipëri – 3.5 euro

Makaronat 

Në Itali – 0.99 euro

Në Shqipëri – 2 euro

Qumësht i skremuar

Në Itali – 0.85 euro

Në Shqipëri – 1.5 euro

Miell

Në Itali – 0.55 euro

Në Shqipëri – 1 euro

????Sipas Eurostat, në familjet shqiptare, 60%  të shpenzimeve në totalin e buxhetit e mbajnë ushqimet, tregues ky i nivelit të lartë të varfërisë. 

????TVSH e produkteve ushqimore në Itali është 4%, ndërsa në Shqipër 20%.

➡️Partia e Lirisë e ka kërkuar prej nëntorit të 2022 reduktimin e TVSH-së së ushqimeve në 5%. Një masë e tillë do të ishte ndihmë konkrete për uljen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore.

Për më tepër, BE ka mbështetur në vendet anëtare aplikimin e harmonizuar të TVSH-ve tepër të ulëta për produktet bazë ushqimore.

Sot është emergjente të merren masa konkrete dhe jo propagandë per t’i rritur mirëqenien e qytetarve dhe pasur një jetë dinjitoze në vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here