A jemi ne Narko-shtet?
Kjo pyetje po bëhet çdo natë në studiot e banaqet e TV-ve shqiptare. Dje po ndiqja njërin prej tyre dhe pashë një ish koleg të medias që dikur ka bërë burg për fjalën e lirë…
Dje unë pashë një guak, ose një mashtrues, ose një idiot, ose një mememec, që ju përgjegj bashkëbiseduesit:
“Jo, për mua nuk është narkoshtet” .
Më tej në një ekran tjetër doli një bythlëpirës që ha nga të gjitha krahët. Ai “argumentonte” se këto janë lajme të vjetra, të njohura, asgjë e re nuk është thënë!
Një askarid tjetër thoshte në një shkrim: Unë sdo të denjoja të pija kafe me gazetarin e RAI 3!
Pra patronazhistët e medias shqiptare janë në zbatimit të Urdhërit të El Chapos albaneze Edvin Rama:
Të mohohet gjithshka ! Nuk ka Narkoshtet!
Por a jemi Ne Narkoshtet?
Ta nisim nga përkufizimi se çdo të thotë Narko-shtet?
Përkufizimet e narkoshtetit na shpjegojnë se është
emër i një zone që është marrë nën kontroll dhe është e kontrolluar dhe e korruptuar nga kartelet e drogës dhe ku zbatimi i ligjit është efektivisht inekzistent.
Termi “narko-shtet” është përdorur nga politikanët, gazetarët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit që nga vitet 1980. Ndërsa fillimisht u përdor për të përshkruar kombet e Amerikës Latine si Kolumbia, Bolivia, Peruja dhe, disa vite më vonë, Meksika. Termi është aplikuar vazhdimisht në gjithnjë e më shumë vende.
Në vitin 2008, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) iu referua Guinea-Bissau si “narkoshteti” i parë i Afrikës. Ky etiketë është aplikuar gjithashtu në mënyrë liberale, veçanërisht nga media, në vende anembanë Azisë, si Afganistani, Siria, Mianmari, ndër të tjera.
Përkufizimet e një “narkoshteti” ndryshojnë; disa fokusohen në varësinë ekonomike të shtetit në tregun e drogës, të tjerë përcaktojnë një nivel të caktuar korrupsioni institucional ose komentojnë nivelet e pasigurisë. Ajo që është e ngjashme midis të gjitha këtyre vendeve është se trafiku i drogës perceptohet si një burim fuqie politike dhe përfitimi ekonomik, duke çuar në marrëdhënie komplekse midis aktorëve shtetërorë dhe trafikantëve të drogës.
Kohët e fundit, kryetari i bordit të policisë në Holandë ka përdorur këtë etiketë Narkoshtet për të përshkruar dhunën në rritje të vendit të lidhur me drogën, duke e bërë atë vendin e parë evropian që etiketohet si një narko-shtet. Megjithatë, ai shpejt u kualifikua: “Ne nuk jemi Meksika”.
Edhe për Ne, që nuk jemi Meksika, kemi mijra fakte që e provojnë:
Ne krye të Narkoshtetit te Ne është Edi Rama.
Shqipëria,
pas dhjetra Raportesh të organizatave ndërkombëtare të monitorimit policor,
pas qindra arrestimesh të kapove e politikanëve të lidhur ngushtë me to,
pas plantacioneve të drogës që i dhanë “shtysë ekonomisë”,
pas avioneve të drogës,
pas deklarimeve të oficerit Zagani në azil, pas takimeve në zyrë të Kryeministrit me përfaqësuesit e kartelit të Sinaloas,
pas vendosjes së numrit të dedikuar telefonik të DEA-s me qytetarët,
pas mijra faqe përgjime prenda dhe jashtë vendit,
pas Dosjes 184 dhe Ministrit të Drejtësisë në linjë,
pas deklaratave të ZV/ Kryeministrit në azil për mbjelljet e parcelave me drogë,
pas lulëzimit të kullave në Qënder të Tiranës,
pas lejeve të Kazinove,
pas Dosjeve të hapura të vëllait të Kryeministrit në Gjermani,
pas vrasjeve e rrëmbimeve, pas arrestimeve të krerëve të policisë në Drejtorinë e Përgjithshme e Komisariate,
pas arrestimeve deri në 1242 spacciatorësh në 300 ditë,
pas arrestimeve në çdo institucion e deri te alarmi në emisionet dhe në rrjetet më prestigjoze europiane RAI 3, Bild, Washington Examiner etj, për Narkoshtetin…
Pra, Ne nuk jemi si Meksika në emërtim, por jemi Kolumbia e Europës.
Dmth jemi komshi.
Në fund, për Ju leshko të gazetarisë:
Ky është Narkoshteti