Argita Malltezi: Pas rikthimit të vulës, demokratët po rikthehen në PD

Argita Malltezi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit e cila riktheu vulën dhe logon në Partinë Demokratike, të drejtuar nga Sali Berisha.

Malltezi tha se, procesi i bashkimit të demokratëve ka filluar vrullshëm që prej ditës së djeshme, kur u dha edhe vendimi i Gjykatës së Apelit, e cila riktheu vulën dhe logon në Partinë Demokratike.

E ftuar në Fax News Malltezi i bëri thirrje deputetëve të cilët nuk janë bashkuar akoma me grupin parlamentar, që të gjejnë rrugën e kthimit në shtëpi.

“Deputetët që kanë ngelur te fraksioni i ‘vulës’ siç i ka ngelur, të gjejnë rrugën e kthimit në shtëpi, e kanë të hapur derën. Është një proces që ka filluar që ditën e djeshme dhe ka qenë shumë e vrullshme. Drejtues të degëve kanë shprehur dëshirën për tu rikthyer. Ky është një proces që po ndodh sipas mekanizmave statutorë dhe ka për të vazhduar”, tha Malltezi.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *