Bardhi: Sali Berisha edhe pse në arrest, është 24 orë në punë dhe me mendjen tek PD

0
90

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, ka folur në lidhje situatën në të cilën ndodhet kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe vështirësitë e komunikimit.

Bardhi u shpreh, se edhe pse Sali Berisha ndodhet në ‘arrest shtëpie’ ai është 24 orë në 24 është në punë, dhe me mendje tek Partia Demokratike.

‘Kryetari Sali Berisha edhe pse është në arrest shtëpie, duhet të më besoni për këtë, 24 orë në 24 është në punë, dhe me mendje tek Partia Demokratike.

Ndërkohë që ne të tjerët, e këtu po përfshij dhe veten, jemi në një gjendje më soft e po presim se kemi kohë më shumë përpara.

Vështirësia që na ka krijuar kjo situatë, duhet të na bëjë të ndërgjegjësohemi që dita ka 28 orë.

Masa ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha është jo thjeshtë në tejkalim të ligjit, por tërësisht e panevojshme.

Sali Berisha nuk ka rrezik për të ikur sepse është 24 orë ose në selinë e PD-së ose në televizor.

Nuk është e lehtë që të jesh në një parti dhe të mos kesh mundësi të komunikosh lirisht me kryetarin e partisë tënde. Ne kemi vështirësi në komunikim me kryetarin tonë.

Nëse duam realisht të mundim Edi Ramën edhe me këto vështirësi që kemi edhe brenda familjes tonë politike, nuk kemi më kohë për të pritur’, tha Gazment Bardhi në SYRI TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here