U shpëtoi dy atentateve, Klodiana Lala: Pse ish-deputeti Arben Ndoka donte të vriste “Leksin e Druve”

0
159

Emisioni në Shënjestër në News24  i gazetares Klodiana Lala ka trajtuar mbrëmjen e sotme personazhin e njohur si ‘Leksi i Druve’, emri i vërtetë i të cilit është Aleks Ndreka.

Në Lezhë dhe ca më tej, ai ishte personazhi të cilit sa herë dikush kishte nevojë t’i referohej, ai ishte gjithmonë i gatshëm aty të vendoste në dispozicion të gjithë arsenalin e tij të njohjeve dhe të parave.

Por edhe të shërbente si informator për punët e pista të disa grupeve kriminale, që kishin filluar të ngrinin krye ndaj njëri-tjetrit.

Sidomos pas disa vrasjeve të rëndësishme që kishin ndodhur në zonë, ky dyshimet ishin se gisht në këto ekzekutime, apo pjesëmarrës në një formë apo tjetër ishte edhe ai vetë.

Aleks Ndreka, apo i njohur ndryshe si ‘Leksi i Druve’, u arrestua së fundmi me urdhër të SPAK, në Milano, në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, ku tashmë në pranga apo në kërkim janë disa nga personazhet më të rëndësishëm të krimit në Shqipëri.

47 vjeçari dyshohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal si edhe në sigurimin e kushteve për të kryer vrasje.

Shtetasi Aleks Ndreka, 47 vjeç, i akuzuar në kuadër të megaoperacionit ‘Metamorfoza’, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si edhe për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, u arrestua së fundmi në qytetin e Milanos në Itali, ku edhe është arrestuar provizorisht.

Ndalimi i tij u bë i mundur falë informacionit të shkëmbyer midis Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, ku edhe u sigurua vendndodhja e këtij shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ku nga policia italiane u mundësua lokalizimi dhe kapja e tij në qytetin e Milanos, me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Ku për këtë shtetas më datë 23 Korrik 2023, GJKKO, ka caktuar masën e arrestit me burg për veprat e mësipërme penale.

Por cila është veprimtaria kriminale e Aleks Ndrekës, dhe çfarë përfaqësonte ky personazh për krimin në Lezhë?

Cilat janë ngjarjet në të cilat ai është i përfshirë dhe cili ishte roli i tij në aktivitetin e grupeve kriminale në Lezhë, aktivitet për të cilin ai u sulmua dy herë në prita të ndryshme, ku mundi të shpëtojë, pa humbur jetën.

Sipas të dhënave të siguruara nga dosja hetimore në ngarkim të tij dhe të personave me të cilët ai vepronte, të zbërthyera tashmë edhe nga bisedat e çkoduara në SKY ECC, del se Aleks Ndreka, apo ‘Leksi i Druve’ është një nga personat kyç.

Familja e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, e dyshonte si një nga strehuesit e vrasësve të njeriut të tyre, në këtë rast vëllait të ish-ligjvënësit, Aleksandër Ndoka, i cili u ekzekutua  në fundin e vitit 2017, vetëm pak metra larg pragut të banesës së tij në Lezhë, ku, sipas bisedave tashmë të zbërthyera midis grupit të tij, pasi Arben Ndoka, nuk po mundej të mbyllte llogaritë me Durim Bamin, një tjetër i fortë nga zona e Niklës në Fushë-Krujë, për të cilin kishte krijuar bindjen se kishte marrë pjesë në vrasjen e të vëllait, ai njëkohësisht po përpiqej të hiqte qafe edhe ‘Leksin e Druve’

Emri i vërtetë i të cilit është Aleksandër Deda ose Aleks Ndreka.

Objektiv që në një fare mënyre ata arritën t’i afroheshin në fillim të dhjetorit të vitit 2020, ku edhe e lanë të plagosur shënjestrën e tyre.

Më datë 1 Dhjetor 2020, Policia Lezhë u njoftua se në aksin rrugor Milot-Lezhë, është qëlluar me armë zjarri ndërsa ishte në drejtimin e mjetit të tij, ‘Range Rover’, shtetasi Aleksandër Deda (Aleks Ndreka).

I cili për pasojë ka pësuar dëmtime në trup, ku pas marrjes së ndihmës së paë në Spitalin e Lezhës, më pas është dërguar në Qendrën e Traumës në Tiranë.

Zbulimet e mëtejshme të SKY ECC, treguan se organizator i kësaj prite të armatosur ndaj ‘Leksit të Druve’ ishte Arben Ndoka.

Dhe si pjesëmarrës në këtë plan ai kishte thirrur pranë vetes edhe nipin e tij Samuelin, djalin e vëllait të tij të vrarë, dhëndrin Arjan Tuku dhe Vinsent Tukun.

Provat faktojnë që Arben Ndoka është porositësi i atentatit të organizuar ndaj Aleks Ndrekës, ku për këtë qëllim ai ka angazhuar edhe shtetasit Arian Tuku, Samuel Ndoka, Vinçens Tuku si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Arsyeja për të cilën do të kryhej kjo vrasje është se Arben Ndoka akuzon Aleks Ndrekën si personin që ka strehuar vrasësit e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka, vrarë më datë 9 Dhjetor 2017 në Lezhë.

Por ndërkohë që familja Ndoka ishte vënë në kërkim të kokës së ‘Leksit të Druve’, ky i fundit del në bisedat e SKY ECC se shërbente si informator i grupit të biznesmenit Pëllumb Gjoka, të cilët ishin vënë në lëvizje për të ekzkekutuar Dorian Dulin, edhe ky një tjetër personazh i rëndësishëm i krimit në qytetin e Shkodrës.

Sipas Sky ECC rezulton se Behar Bajroviq ka marrë përsipër organizimin e vrasjes së Dulit.

Edhe Bajroviq tashmë është i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, nga ku fillimisht në skenë del emri i Prekë Kodrës.

Një tjetër personazh edhe ky me shumë dritëhije, që sipas një emaili që qarkulloi në media, pas sulmit nga hakerat iranianë, ai dyshohej se mund të kryente atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Emisioni Në Shënjestër në News24  hedh dritë mbi lidhjet dhe rolin jo vetëm të ‘Leksit të Druve’, por edhe shumë personazheve të tjerë të njohur dhe misteriozë, të dyshuar sit ë përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

Dosja Hetimore

Në orën 22.33, Behar Brajoviq komunikon me Prekë Kodrën.

Behari i shkruan: Deri më datë 1 tetor, dua të jetë në tokë, siç e kena lënë, vetëm dua të shikoj në televizor kurvën.

Preka i shkruan: ‘O shok as java nuk është bo akoma që kur kemi fol, çdo gjë don kohën e vet.

Por siç thamë ai që shërben si informator për grupin duket se është Aleks Ndreka, i njohuri me nofkën ‘Leksi i Druve’.

Kundërshtar me ish-deputetin socialist, Arben Ndoka.

Dhe mik i ngushtë i Ardian Nikulajt që u ekzekutua për gjakmarrje.

‘Leksi i Druve’ që i kishte mbijetuar edhe një atentati me dron ndaj tij.

Por që del se është lidhje e afërt me Dorian Dulin.

Dhe për këtë arsye mban të informuar në vazhdim Behar Brajoviq për çdo lëvizje të tij.

Ashtu si edhe në këtë bisedë.

Dosja Hetimore

Në orën 23.38, Prekë Kodra komunikon me Aleks Ndrekën.

Aleksi i shkruan që, ai shoku jot, Behari duhet të jetë shumë i kujdesshëm sepse Dori është shumë dhelpër dhe tepër i pregatitur.

A e din ku zihet ky Dori!!

Shkon nëpër raste ngushëllimi. Mban pistoletë Berreta 17, me fishek në gojë dhe po hapi boresetin, është i paarritshëm.

Betohem, kam shumë frikë se ka me vra edhe tjerë si ato vëllezërit Bilali.

Në një tjetër bisedë, shefi i krimeve në Shkodër, Ardrit Hasanbegaj, del se njofton biznesmenin Pëllumb Gjoka, për lëvizjet më të fundit të objektivit Dorian Duli.

Të cilit i janë vënë pas duke ndjekur edhe lëvizjet e gruas së tij, që gjatë kësaj kohe është shtatzënë.

SKY ECC

Më datë 10 Gusht, në orën 23.48, Pëllumb Gjoka komunikon me Ardrit Hasanbegaj.

Ky i fundit i shkruan: ‘O vëlla, nga Qaf Thana ka ikur, i ka thënë ajo që analizat i kam tek ‘Salus’ por doktori i ka thënë për shtrim. Nuk është se ja ka konfirmuar shtrimin aty’.

Por ndërkohë që marrin informacione 10 me yll siç thonë ata nga shefi i krimeve në Shkodër, për lëvizjet e Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit, grupi merr edhe informacione nga burime të tjera të besueshme sipas tyre, për lëvizjen e gjahut të tyre.

Dosja Hetimore

Më datë 20 Gusht 2020, në orën 21.40 Behar Brajoviq komunikon me Astmer Bilalin.

Astmeri i shkruan që Hotel ‘Klajdi’ e ka ai hoteli në jug dhe a ke njeri me pyet.

Behari e pyet: ‘Në çfarë qyteti?

Astmeri i thotë që nuk e di çfarë qyteti, vetëm se është në jug

Pëllumbi i dërgon Ardritit forward mesazhin që i ka dërguar Behari ku gjendet numri i telefonit 06931…. dhe i tregon që ky është numri i ‘Ibrahimit’.

Ardriti shprehet që, unë jav

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here