“Basha dëmtoi PD-në”, Baçi: Non grata e Berishës u lobua nga Rama-

0
214

Deputeti demokrat Luan Baçi e cilëson Lulzim Bashën si të paaftë dhe dashakeqës, sepse sipas tij, përpara se Gjykata të jepte vendimin lidhur me vulën e PD, Basha dhe grupimi i tij shpreheshin se do të respektonin vendimin cilido që të ishte ai. Ndërsa ditën që Gjykata vendosi për vulën, reagimi i Bashës dhe grupimit të tij ndryshoi tërësisht.

“Pra ka treguar dashakeqësi për PD”, u shpreh Baçi.

Më tej ai shtoi se ‘Non grata’ e Berishës është një lobim i Ramës dhe kjo sipas Baçit u faktua edhe në vijim pas të gjitha skandaleve dhe ngjarjeve që ndodhën.

“Deri më tani pra para vendimit të Gjykatës për PD, ja kisha lënë fajin paaftësisë, por me lëvizjet e fundit e shoh edhe dashakeqas Bashën.

Pa u shpallur vendimi, Basha dhe grupimi i tij shpreheshin se duhet ta respektojmë vendimin e Gjykatës, cilido qoftë ai.

Por në momentin që Gjykata foli, Basha reagoi ndryshe edhe grupimi i tij ndryshoi qëndrim.

Por të nesërmen punëdhënësi u dha urdhër, pra Rama.

Ramës nuk i inetreson që PD të jetë kështu, sepse në 14 maj Rama e pa se ça  i ndodhi, shumë demokratë nuk votuan fare sepse bojkotuan për faktin që PD ishte e ndarë në dy grupe.

Berisha i vlerëson marrdhëniet me Amerikën, e kemi aleat strategjik.

Berisha e kundërshtoi këtë ‘Non grata’ se s’kishte fakte, qytetarët i qëndruan në krah Berishës, sepse u kuptua që ishte një lobim i Ramës.

Demokratët e kanë zgjedhur si lider të PD, Berishën.”- tha Baçi në emisionin “Kjo Javë” në News24.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here