Ca fakte të vogla për DEA-n e madhe në Tiranë dhe në SHBA. Fort të nderuar zyrtarë të DEA-s në Tiranë, pjesë e zyrës më të madhe antidrogë në planet, asaj në SHBA.
Ju u kërkuat shqiptarëve pasi lajmëruan hapjen e një zyre në Tiranë, t’ju besojnë e rrëfejnë raste inkriminimi zyrtarësh, qeveritarësh e banditësh, trafiqesh e pastrimi parash, e ju do ndikonit me fuqinë tuaj perandorake, në përballjen e tyre me drejtësinë. Natyrisht ju informoheni e merrni dijeni edhe kur fluturon një mizë në korsinë e palicencuar. Afërmendsh nuk ndodh ndryshe.
Po faktet sa më poshtë a hyjnë në axhendën tuaj?!?
Gjeneralët e mafias, garantorët e kokainës, agjentë, drejtues shërbimesh sekrete, ministra e kryeministra të huaj, plot korrupsion, eurodeputetë, kongresmenë e senatorë, janë Krimi i Organizuar, i cili ka punësuar Edi Ramën, kryeministër përfaqësues i interesave të tyre.
Florian Coldeo, gjenerali rumun, shef shërbimesh sekrete, akuzuar për lidhjet me kartelin e kokainës meksikan “Sinaloa” njëherësh zyrtarisht këshilltar i kryeministrit shqiptar, paguar mijëra euro. Garantues i sjelljes së kokainës në Shqipëri, eksportit në Rumani dhe Evropë bashkë me ortakët në Tiranë. E dashura e Coldeo, sajonte orgji kokaine me politikanë pushtetarë biznesmenë në kryeqytetin tonë. Ministri Balla, njohje e lidhje e gjeneralspiunit. Duçka, një tjetër këshilltar pjesë e dosjes amerikane, dyshohet lidhja tjetër. Fijet shkojnë edhe në Berlin ku eurodeputetë ujdisen për lobingje. Natyrisht jo falas. Kokaina nxjerr fitime pa fund.
“Gjenerali” amerikan, drejtori i kundërzbulimit Charles McGonigal tashmë fajtor në burg, ortakëri e bashkëpunim me Ramën e Duçkën, korrupsion, gjobë vënien, koncesione, lidhje me rusë e kinezë ekonomi e shërbime sekrete. Lui Bladel e Mark Rosini dy agjentë të tjerë të FBI, në këtë ekip keqbërësish përfitues parash, e mjaft sipërmarrjesh luksi me bekimet e Ramës.
Gjeneral Fabrizio Lisi, italiani i Guardia-s, shef i Interpol Roma, përfitues i miliona eurove troje nën petkun e një fondacioni në Vlorë, nga Artur Shehu, nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge, sugjeruar nga Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Shkruesi i raporteve se Shqipëria kishte asgjësuar 99.8 përqind të kanabisit, kur e vërtetë ishte e kundërta e shifrave të dhëna.
Gjeneralë qeverish
Ish-kryeministri, Masimo Dalema biznese e përfitime duke mos paguar kokërr takse me qindra punëtorë, investime në Tiranë bregdet, këshillonjës i Ramës. Nuk ngjan aspak me këshilltarin tjetër italian Francesco Mandoi, ish-zëvendësshefi i Antimafias së vendit fqinj i papyetur për asgjë nga punëdhënësi, deklarues për problemet serioze të krimit dhe drejtësisë.
Meloni Giorgia, kryeministrja italiane, është së paku përfituese ne aktet e saj politike me burgjet e emigrantëve në Lezhë, si dhuratë e Ramës.
Tony e Chair Blair ish-kryeministri britanik e bashkëshortja, njëri këshilltar i Ramës, gjoja falas janë përfitues kontratash dhjetëra miliona eurosh për shërbime qindarkash nga doganat në OKB te marrëveshja e detit.
Romana Vlahutin, e Luigi Soreca, ish-ambasadorë të Delegacionit të BE në Tiranë njëra e hetuar për korrupsion nga BE, sajuan për të afërmit ca duar në biznese në Tiranë. Korrupsioni pritet të luftohet nga mafia.
Gjeneralët e lidhur me kartelet ndërkombëtare të kokainës, ndër më të fortat në botë si Sinaloa, Ndrangheta, shfaqen si oborrtarë të kryeministrit, Edi Rama. Mafia shqiptare bëhet telash në Amerikën Latine, kongresi amerikan e ngre si alarm fuqizimin e saj e lidhjet me pushtetin e politikën në Tiranë, por kryeministri shqiptar cicëron si virgjëreshë 80-vjeçare me nipër e mbesa. Dosjet e Sky-Encro kanë bëma kokaine me qeveritarë plot. Sërish amnisti? Larg qoftë!
Po DEA në Tiranë?!
Prej më tepër se një viti DEA, Agjencia Kombëtare e Antidrogës e SHBA, duke pikasur mosbesimin me agjencitë qeveritare lajmëroi hapjen e një zyrë në Tiranë. Ftoi shqiptarët të denonconin raste te trafiqeve e korrupsionit, lidhjet e shtet pushtetit me Mafian.
Prej kësaj kohe çuditërisht ka një shtim radikal të trafikut të kokainë nga Ekuadori, Kolumbia. Ministrja e brendshme gjermane sanksionoi trafikantët shqiptar si furnitorët nr 1 të kokainës në Gjermani. Raportet CIA. DEA, Europol, na rendisin në treshen kryesuese. Antimafia italiane e cilëson mafian shqiptare në Evropë, me lidhje të forta me politikën e qeverinë si të dytën pas Ndranghetës. Por, por sekuestrimet janë rralluar deri në hiç. Thua DEA në Tiranë e ajo në SHBA, nuk ka dijeni për gjeneralët e kokainës në Shqipëri, të cilët janë lidhur me kryeministrin dhe po heton edhe FBI??!
Thua DEA në Tiranë e ajo në SHBA, nuk ka dijeni për lidhjet e Olsi Ramës me bandën e laboratorit të Xibrakës, e cila po hetohet përsëri?!
Thua DEA në Tiranë e ajo në USA, nuk ka dijeni se Geroni, vëllai i ministër Fatmirit është i dënuar me mbi 7 vjet për trafik ndërkombëtar droge dhe e përgëzon për reformues e komision drejtues?!
Thua DEA në Tiranë e ajo në SHBA nuk kishin e nuk kanë dijeni për kanabizimin miliarda eurosh të Shqipërisë, por dënuan Saimirin e falën Edvinim?!
Thua DEA në Tiranë e ajo në SHBA nuk e dinë se Rama firmos shumëkatëshe e resorte ku pastrohen miliarda nga investitorë të llojit Pëllumb Gjoka i Metamorfozës dhe Artan Gaçi e Olta Xhaçka të Kuvendit?!
Nuk e di DEA në Tiranë e ajo në SHBA se Erion Veliaj është kreu lavatriçes kriminale të pastrimit të miliardave të kokainës?!?
Nuk e di DEA në Tiranë dhe SHBA se zgjedhjet kërdisen e blihen me paratë e kokainës dhe Rama zyrtarisht është menaxheri?!?!
Nuk e di DEA në Tiranë dhe SHBA se demokracisë e ligjit këta Zotëri e Kokainës në Pushtet me regjinë e Edi Ramës, i kanë bërë nënën demokracisë dhe ligjit, me gjithë respektin për SPAK?!?