Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi dhe denoncuesi kryesor i aferës së inceneratorit të Tiranës dhe korrupsionit në bashkinë e Tiranës, u shpreh në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, se dy zyrtarë mjaft të rëndësishëm kanë përgjegjësi, por ende nuk janë vënë nën hetim.
Sipas Këlliçit, sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjell Agaçi dhe Artur Metani, kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë janë përgjegjës për të gjitha procedurat e inceneratorëve.
Sipas tij, ata kanë lejuar qëllimisht anashkalimin e procedurave.
‘Drejtori i Prokurorimeve Publike, për inceneratorin e Elbasanit i ka çuar shkresë publike Lefter Kokës, si ministër i Mjedisit dhe për dijeni Engjëll Agaçit, se kjo procedurë i thotë se, negocimi pa shpallje nuk ekziston në ligj kjo që ju thoni dhe nuk të ecet përpara.
Në këtë rast, si Agaçi e si Artur Metani nuk kanë vënë ujin në zjarr, por çfarë bënë? Kaluan 17 procedura brenda një dite për ti dhënë lejen inceneratorit të Elbasanit që ishte i pari në vitin 2014.
Pastaj vijmë tek bonusi 8% që me të drejtë e thotë Jamarbër Malltezi, që është i padëgjuar. Në dhjetor të vitit 2016, pasi i shkruan dy herë Ylli Manjani dhe Ermonela Felaj si ministre me Parlamentin, i shkruajnë Ramës se ne kemi kërkuar, por kjo kompani nuk ekziston.
Por çfarë bëri Rama? Në dhjetor e firmos vetë dhe i jep 8% bono një kompanie që themelohet 8 muaj më pas, në 30 gusht të 2017.
E çfarë ndodh?
Brenda 24 orësh, në 31 gusht 2017, fiton një kontratë 128 mln euro. Ka budalla që nuk e kupton se kjo është vjedhje me porosi dhe me urdhër të Edi Ramës dhe Veliajt.
Pamundësia e ndërprerjes së kontratës është e Tiranës dhe është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Agaçit dhe Artur Metanit, që në atë kohë ishte drejtor juridik në kryeministri, dhe sot drejton ILD-në, që 12 deputetë të PD-së i janë drejtuar me shkresë për shkeljet e prokurorit Dritan Premçi për shkeljet që ka bërë gjatë hetimit për inceneratorin e Tiranës’, tha Belind Këlliçi në studion e SYRI TV.