Sekretari Politik i Partisë së Lirisë për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, paralajmëron në një reagim në Facebook se do të bëjë në tjetër kallëzim penal për grup të strukturuar kriminal, nisur nga përgjimet e “SKY ECC” dhe “Encrochat”. Maliqi zbulon gjithashtu se nesër, në orën 11, do ti dërgojë dhe një kërkesë kreut të SPAK, Altin Dumanit.
Maliqi pyet me ironi Altin Dumanin se kur do të zgjohet nga gjumi SPAK-u.
““SPAK” nesër ora 10:00
Depozitoj nesër kallëzim penal për grup të strukturuar kriminal, nisur nga përgjimet e “SKY ECC” dhe “Encrochat” si dhe memo drejtuar Dumanit.
Duman kur do zgjohet “SPAK” nga gjumi?!”- shkruan Maliqi.