“Mund të futen edhe Pallati i Kongreseve dhe ministritë”, Klodian Tomorri tregon pronat publike që rrezikojnë të përlahen nga privatët

0
230

Gazetari Klodian Tomorri tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ligji mbi të cilin do të funksionojë Korporata e Investimeve është një kopje e Ligjit për Teatrin që bëri qeveria për ta shkatërruar në maj 2020, duke i dhënë privatit tokën shtetërore për kullat, duke “dhuruar” dy kate teatër. Tomorri tha se grabitja e tokës publike do të shtrihet nga pronat e ushtrisë në Petrelë për t’i bërë resorte deri te Pallati i Kongreseve, apo ministritë e ndërtuara në vitet ’30 nga italianët.

“Kjo është një mënyrë për të përlarë tokën e shtetit. Ky është Ligji i Teatrit, por i shumëfishuar. Te projekti i Teatrit Kombëtar, do të merrte kompania “Fusha” truallin për të ngritur kullat, duke bërë dy kate teatër dhe tani do të bëhen 100 teatre të ndryshëm.

Sipas projektit, qeveria transferon pronat te korporata dhe korporata i zhvillon.

Nuk janë vetëm këto dy faza, por janë shumë të tjera.

Ka plane për ndërtime në periferi. Janë 100 e ca mijë metra katrorë në Petrelë aktualisht në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Aty mund të ngrihen resortet dhe disa zyra shteti. Kjo është skemë që do të tjetërsojë tokën publike me ligj.

Do t’i japë kryeqytetit fytyrën e kryeministrit. Tani s’ka më tokë dhe ndërtuesit sa të merren me pronarët privatë tani shkojnë te shteti, i bëjnë ca zyra dhe bëjnë kullën”.

Deri tani janë bërë investime gjoja strategjike në bregdet, se nuk mund t’i justifikonin kullat si investime strategjike në Tiranë. Me Korporatën e Investimeve gjetën këtë manovrim për të vjedhur tokën në Tiranë. Janë disa prona si Pallati i Kongreseve dhe disa të tjera që mund të futen në këtë sistem. Ligji është ngritur, nuk e di nëse është monument kulture, por këta e bëjnë. Plani mund të shkojë edhe te ministritë dhe këta mund t’i japin katin e parë ministrisë dhe të bëjnë një kullë”-tha Tomorri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here