Rama shpërblen me kredi për shtëpi ‘patronazhistet’ e administarës

0
115
Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjate seances se fundit parlamentare te sesionit te 6 te Kuvendit te Shqiperise, ku ne rend te dites jane projektligjet per Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj të mërkure ka vendosur miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja, për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike.

Kjo lëvizje e qeverisë është pjesë e ndryshimit të bërë në ligjin nr. 22/2018 “Për strehimin social” të cilat u miratuan nga Kuvendi i Shqipërisë në qershor 2023.

Përkrahja për strehimin e qytetarëve nuk është asnjëherë e mjaftueshme, por në një kohë kur dihet botërisht se Administrata Publike në Shqipëri, nën qeverisjen e Rilindjes është kthyer në një administratë partiake në shërbim të pushtetit, qëllimi i kësaj përkrahje kuptohet lehtësisht përse bëhet.

Përdorimi i administratës është evidentuar edhe në raportet e OSCE-ODIHR, ku është thënë qartë se Administrata Publike është përdorur nga pushteti në mënyrë të paligjshme për të bërë vota përmes sistemit të famshëm të pratronazhimit.

Sipas këtij vendimi kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për vitin 2024 janë, gjithsej, 300 dhe ndahen, si më poshtë vijon:

a) 90 (nëntëdhjetë) për Ministrinë e Brendshme;
b) 90 (nëntëdhjetë) për Ministrinë e Mbrojtjes;
c) 30 (tridhjetë) për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

ç) 30 (tridhjetë) për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit;

d) 45 (dyzet e pesë) për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
dh) 15 (pesëmbëdhjetë) për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Përfituesit sipas shkronjave “b”, “c”, “d” dhe “dh”, të pikës 1, të këtij vendimi, përzgjidhen në bazë kritereve të parashikuara në sistemin e pikëzimit të përcaktuar në tabelën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Përfituesit sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij vendimi, përzgjidhen në bazë të kritereve të parashikuara në sistemin e pikëzimit të përcaktuar në tabelën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Përfituesit sipas shkronjës “ç”, të pikës 1, të këtij vendimi, janë punonjësit arsimorë në institucionet publike të arsimit parauniversitar, si pjesë e administratës publike, dhe përzgjidhen në bazë kritereve të parashikuara në sistemin e pikëzimit të përcaktuar në tabelën 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Në rast se rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, dhe tabelat bashkëlidhur, përzgjedhja e tyre realizohet sipas sistemit të pikëzimit të përcaktuar nga institucioni përfitues, për të realizuar numrin e kuotave të përcaktuara.
Punonjësit e administratës publike të përzgjedhur përfitojnë kredi të lehtësuar me interes 0 (zero) %.
Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here