Skema merimangë/ Zbulohen të tjera fije, si i pasuroi Ajola Xoxa familjarët

Thellohet investigimi për familjarët e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, të cilët janë të implikuar në disa skema fitimi fondesh apo zhvillim të aktiviteteve duke marrë pagesa për projekte të ndryshme kulturore në Shqipëri.

Bashkia Tiranë i kishte dhënë 5 pagesa kompanisë së dajës së Ajola Xoxës, Erald Simixhiu.Sipas të dhënave zyrtare, janë bërë 5 pagesa nga Bashkia e Tiranës, të cilat shkojnë në vlerën rreth 93 milionë lekë drejtpërdrejt dhënë qendrës “Eventus” nga Bashkia e Tiranës në kohë të ndryshme.

Por përveçse nga Bashkia Tiranë, kompania e dajës së Ajola Xoxës ka marrë edhe disa pagesa nga Ministria e Kulturës. Të gjitha sa u thanë më sipër janë të vërtetuara me fakte dhe prova.

Daja i Ajola Xoxës, Erald Simixhiu, përveçse kishte një Sh.p.k. dhe një OJF, ku e shoqja ishte drejtoreshë kishte marrë pagesa nga Bashkia e Tiranës, në vlerën rreth 93 milionë lekë, nga viti 2019 është dhe Anëtar në Këshillin e Administrimit të kompanisë Botime Enciklopedike.

Mbi 89.5% të aksioneve të kësaj kompanie i kanë Ajola Xoxa, e cila është edhe administratore edhe aksionere dhe nëna e saj, Valbona Simixhiu Xoxa, që në fakt duket se ka pjesën më të madhe të aksioneve të kompanisë Botime Enciklopedike me 69.71 % të aksioneve.

Në fakt dhe lëvizja e aksioneve në këtë kompani ka dyshime të forta në të gjithë procedurat e ndjekura ligjore për zmadhimin e kapitalit dhe dhënien e aksioneve të shumë aksionerëve dhe fryrjen e aksioneve të dhëna për Ajola Xoxën dhe Valbona Simixhiu Xoxën.

Nuk është vetëm kompania që merr pagesa me vlerën rreth 93 mijë euro nga Bashkia e Tiranës, por është dhe Ajola që e ka futur në Këshillin Drejtues të kompanisë, dajën e saj, Erald Simixhiun, së bashku me nënën e saj, e cila ka më shumë se 89.5% të aksioneve.

Skema është shumë e qartë për mënyrën se si janë implikuar familjarët e Ajola Xoxës në skema fitimi fondesh.

Kryebashkiaku Erion Veliaj paguan dhjetëra mijëra euro dajën e Ajola Xoxës, sipas të dhënave të marra nga thesari dhe daja i Ajola Xoxës nëpërmjet sh.p.k. deklaron fitimin rreth 93 mijë euro në vit dhe në investigimin e sotëm rezulton se daja i Ajola Xoxës rezulton anëtar i Këshillit Drejtues në një kompani ku administratore është Ajola Xoxa, ku mbi 89.5 % të aksioneve i ka Ajola së bashku me nënën e saj, Valbona Simixhiu Xoxën./ CNA

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *