Malkaj: Veliaj është grabitqari që vjedh gjithçka

0
112

Gjatë fjalës së tij në protestën e 13-të e opozitës para institucionit të bashkisë Tiranë. Aktori Mehdi Malkaj dhe se Erion Veliaj është një grabitqar.

Gjithashtu ai tha se edhe shoqëria civile është kapur nga politika dhe ata vetë flasin, vetë dëgjojnë, vetë vulosin, vetë i bëjnë të gjitha.

Këtu bëjnë një gabim. Ai nuk është një hajdut ai është një grabitqar. Hajduti vjedh dhe lë një gjë të zotit të shtëpisë brenda se gjynah. Por grabitqari i vjedh të gjitha i vë edhe flakën. Ky është grabitqari. Zotërinj policë edhe ju jeni fajtorë. Më besoni se jeni fajtorë. Pse? Ju po na vidhni kohën. Jeni hajdutë. Sepse gjerat do kishin mbaruar do kishin vajtur në vendin e vet. Unë kam një merak të vogël me ca njerëz që quhen shoqëri civile. Po kush është kjo shoqëria civile mor aman. Përveç që merr para nga Evropa, merr para edhe nga shteti merr para edhe nga  taksat tona. Dua ta di ku është kjo shoqëria civile. Ç’është kjo shoqëria civile që e mbajmë ne në kurriz pa e ndjerë. A duhet të vijë shoqëria civile të na sqarojë neve. Por shoqëria civile janë hajdute. Plehra. Janë mbledhur një tufë me plehra atje dhe vetë flasin, vetë dëgjojnë, vetë vulosin, vetë i bëjnë të gjitha. Se çdo gjë fillon me ne dhe mbaron me ne. Populli ngelet. Mund të rrallohet një çikë por po të jetë kryeministër Edi Rama që çon gjysmën e shqiptarëve jashtë….por nuk zhduket. Nuk ka burrë nëne që të zhdukë një popull të tërë, qoftë edhe me polici”, tha Malkaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here