Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi tha se Basha dhe Alibeaj janë vetëpërjashtuar nga partia. I ftuar në ‘Open’, ai u shpreh se thirrjet Berishës për bashkim janë normale, por sipas tij ata e kanë ndëtuar vetë fatin politik.
“Nuk lëshoi Rama te vendimi për vulën, u detyrua Rama. Ishte një e drejtë që nuk mund të zhbëhej dot më. U shfaqën gjyqtarë me integritet. Basha dhe Alibeaj e kanë ndërtuar vetë fatin e vet politik. Thirrja e Berishës është normale. Basha dhe Alibeaj u vetëpërjashtuan. Në PD të gjithë respektohen për kontributin që kanë dhënë. Jemi shumë të fortë. Bashkimi i PD do të ndodhë”, tha Boçi.