Sali Berishës nuk i mbaron mandati

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ka sqaruar se Sali Berishës nuk i mbaron mandati i deputetit.

Kryeparlamentarja Nikolla deklaroi se Sali Berisha ka munguar me arsye në parlament për më shumë se 6 muaj ndaj atij nuk i hiqet mandati.

Në këtë mënyrë, mungesa prej 6 muajsh e Berishës në punimet e Kuvendit është konsideruar nga Kuvendi me arsye. Prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, Sali Berisha vijon të qëndrojë nën masën arrest shtëpie pasi akuzohet për korrupsion.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *