Sejamini: Shëndetësia, minierë ari për përfituesit, qytetarët paguajnë deri në një miliard euro në vit nga xhepi

0
75

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se shëndetësia është kthyer në minierë ari për përfituesit, sepse ndërsa buxheti i shteti është 600 milionë euro për sistemin shëndetësor, qytetarët shqiptarë paguajnë deri në një miliard euro nga xhepi për të marrë kujdes shëndetësor.

Sejamini u shpreh se sektori i ilaçeve në Shqipëri është pothuajse oligopol dhe çmimet dhe sasitë vendosen në mënyrë kriminale nga privatët dhe qeveria.

“Mjekësia shqiptare e ka buxhetin vjetor rreth 600 milionë euro në vit dhe shqiptarët kanë paguar nga xhepi një miliard euro. Është minierë ari. Nga këto 600 milionë euro, 200-300 milionë prokurohen. Në të gjithë sektorin e ilaçeve në Shqipëri është pothuajse oligopol, pra çmimet dhe sasitë vendosen në mënyrë kriminale nga privatët dhe qeveria.

Gjithë sektori i barnave është i kriminalizuar, mafioz. Ka një koncesion për pullën e sigurisë së barnave, që e ka një nga oligarkët shqiptarë, i cili e ka për detyrë që barnat e pakontrolluara nuk shiten as në farmaci, as në spitale.

Ai vetëm merr paratë dhe nuk garanton asgjë. Gjithë sistemi shqiptar është bërë që t’i çojë punë privatit. Pse shteti nuk krijon kushtet e veta që të mos bëhet te privati duke paguar, por te shteti? Ne sot flasim për analiza kur harxhojmë 7 milionë euro kot”- tha ndër të tjera Sejamini

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here