Ish-kryeministri i Rumanisë: Pse Edi Rama kishte nevojë për spiunin Coldea si këshilltar

0
87

Ish-kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta, në një interviste për për RealitateaPLUS, ka komentuar skandalin e gjeneralit të shërbimit sekret rumun, Florian Coldea, këshilltar i kryeministrit shqiptar Edi Rama, që rezultoi se ishte i përfshirë në trafik drogë me kartelin Sinaloa.

Ponta deklaroi se ai e dinte që Florian Coldea kishte lidhje me Edi Ramën, duke theksuar se Ramës nuk i intereson se çfarë ndodh me hetimet për Coldean në Rumani, kjo sepse sipas tij kryeministri i Shqipërisë ka lidhje të forta në rrafshin ndërkombëtar, veçanërisht në Amerikë.

“Nuk e di pse Rama kishte nevojë për këshilltarin Coldea. Por jam absolutisht i bindur se të gjithë  në Rumani e dinin që ai ishte këshilltar i Edi Ramës.

E dija dhe unë dhe ja kam konfirmuar kush më ka pyetur. Ju mendoni  se Coldea mund të shkonte në Shqipëri si këshilltar pa u miratuar nga Presidenti i Akademisë”– deklaroi ai ndër të tjera, duke aluduar se emërimi i tij si këshilltar është miratuar nga shërbimet sekrete rumune.

Kujtojmë se këshilltari i Edi Ramës ishte pjesë e një rrjeti që merrej me shpërndarjen e kokainës nga Amerika Latine ne Shqipëri e më pas në Rumani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here