Maliqi: Pse janë ende të lirë Hajdari dhe Salillari? Dita e gjykimit nga Ligji dhe Zoti do vijë

0
67

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Berat, Lefter Maliqi e konsideron si skandal që drejtësia nuk vepron ndaj abuzimeve të ish-kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari dhe oligarkun Pëllumb Salillari.

Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi shkruan se për Hajdarin dhe Salillarin ka 11 kallëzime në SPAK për abuzime me tendera korruptivë, me taksat e qytetarëve të Kuçovës, me pronat publike, shpërdorim detyre dhe krimin elektoral për grabitjen e bashkisë 1 vit më parë dhe janë ende të lirë.

Ish-deputeti shtrojn pyetjen se kush i mbron ata dhe pse janë ende me imunitet nga drejtësia. Sipas Maliqit, dita e gjykimit nga Ligji dhe Zoti do të vijë, pasi s’ka kthim pas.

Reagimi i plotë:

Skandal!

Hajdar – Salillar me 11 kallëzime në “SPAK”, abuzime me tendera korruptivë, me taksat e qytetarëve të Kuçovës me pronat publike, shpërdorim detyre, krim elektoral në Bashkinë e grabitur 1 vit me parë dhe janë ende të lirë! I denuari Hajdari dhe ish fatorinoja, Oligarku Salillari ende me imunitet nga drejtesia? Pse?

Maliqi: Pse janë ende të lirë Hajdari dhe Salillari? Dita e

Kush i mbron, pasuria? Rilindja? Narkoshteti? Dhe sa do i mbrojnë akoma? Por nga Zoti do marrin atë që meritojnë! Hakat e popullit do i zënë? Eshte koha e çakenjve, koha e maskarenjëve, thotëi madhi Reshat Arbana. Dita e gjykimit nga Ligji dhe Zoti do vij! S’ka kthim pas!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here