Bardhi pas refuzimit të interpelancës me Ramën: Emëroi agjentin rumun këshilltar! 7 mijë euro çdo muaj për…

0
48

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka reaguar kundër mos pranimit të interpelancës së thirrur nga opozita me kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e tij nga foltorja, ai u shpreh se një gjë e tillë është kthyer tashmë në normë, ndërsa kërkesa e tyre për interpelancë mbështetet në dokumente zyrtare, mbi emërimin e një këshilltari i cili ishte edhe agjent i shërbimeve sekrete rumune.

Gazment Bardhi: (Lindita Nikollës) Nuk di kush ka vendosur të tallet me ty dhe të jep këto koncepte që në shkruan në shkresa zyrtare por interpelanca është mjet llogaridhënie. Kryeministri i detyruar t’i përgjigjet kërkesave për interpelancë. Keni kthyer në rregull përjashtimin nga interpelancat sepse kemi një kryeministër frikacak që ka frikë të japë llogari për lidhje me krimin e organizuar dhe aferat ku vetëpërfshihet nga dita e parë kur është emëruar kryeministër.

Kemi kërkuar interpelancë sepse ka dokumente zyrtare që Rama ka emëruar këshilltar një agjent të agjencive të sigurisë rumune si dhe është i lidhur me një linjë trafiku ndërkombëtar droge. Nuk e thirrëm ta pyesim nëse ka qenë në festa me kokainë apo mjete të tjera të kënaqësisë që vetëm ai i njeh, siç raportojnë mediat rumune. E ka marrë për t’i bërë masazh? Na thuaj moj zonjë për çfarë kanë paguar 7 mijë euro në muaj shqiptarët, për çfarë e ka këshilluar ai kryeministrin?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here