Bushati: Rama shfrytëzoi arkëmortin e Kadaresë për të goditur kundërshtarët

0
76

Ceremonia e përcjelljes në banesën e fundit të shkrimtarit Ismail Kadare ka qenë një nga ato gjërat e turpshme që çdo qytetar i ndershëm nuk do të donte t’i shikonte për sa kohë do të ishte gjallë.”

Kështu tha analisti Andi Bushati në MCN, duke deklaruar se Kadare ka qenë kontroveres, i adhuruar për një pjesë të madhe të shkrimeve të tij, i kritikuar nga një pjesë tjetër më e vogël e opinionit të cilët nuk kanë qenë dakord me qëndrimet që ka mbajtur gjatë komunizmit.

Por sipas tij, pavarësisht kësaj kontradikte, duhet pranuar që është nga ato figura të rralla në panteonin e kombit shqiptar dhe se për sa kohë ekziston gjuhë dhe letërsi shqipe, është shkrimtari më i madh që ka pasur.

Bushati tha se Kadareja nuk e meritonte një përcjellje të tillë, që i vetmi fjalim i mbajtur për ta përcjellë të ishte i kryeministrit i cili e shfrytëzoi arkivolin e Kadaresë “për të goditur kundërshtarin e tij apo ata që mendonin ndryshe”.

“Është e pakonceptueshme të imagjinosh që në të vetmin fjalim të mbajtur për Kadarenë, më shumë të flitej se ku duhej të prehej trupi i Kadaresë pas vdekjes, se sa për vetë Kadarenë. Duhet të diskutonim për Kadarenë, veprën e tij apo edhe dritëhijet e tij. Edi Rma e personalizoi në mënyrën më të ndyrë të mundshme edhe ditën e fundit mbi tokë të Ismail Kadaresë. Në ato 20 minuta fjalim i dëgjova disa herë për të parë se deri ku mund të shkojë deliri dhe narcizmi i një njeriu. Para arkivolit të një njeriu të thuash ç’janë ata budallenj, që thonë një do e varrosim te “Varrezat e Dëshmorëve”, një para Rognerit, sikur e gjithë vepra e Kadaresë, të mbyllej te halli i tij.

Ishte e turpshme, delirante, një gjë që mund të ndodhi deri në diktaturat më të errëta të Afrikës. Fatkeqësia është që në këtë paradë para arkëmortit me kamera, ka më shumë njerëz që përkulen nga ata që kanë lexuar gjithë jetën e tyre, vetëm statuset e Ramës, se sa nga ata që kanë lexuar një varg apo rresht të Kadaresë. Megjithatë njerëzve të mëdhenj nuk iu bën keq veneracioni profan, nuk i bën keq një budalla, edhe një njeri që nuk e njeh, prapë e vlerëson. Në këtë kuptim vjershat folklorike të Spiropalit mund të bëjnë të qeshin mua dhe ty, por asgjë keq Kadaresë.

Ajo ecja dorë për dore e Veliajt me zonjën Kadare, mund të duket një servizlizëm i shtirë i një personi të grupit “5D” që do të marrë nga fama e madhe e një të vdekuri. Të gjithë këta servilë janë më të mirë se ajo që bëri Rama që përdori arkëmortin e Kadaresë, për të goditur ata që s’i pëlqen. Kjo është e pafalshme, të adhurosh nga padija një njeri nuk është e keqe. Me dijeni të përdorësh për keq një të vdekur është e ndyrë dhe kjo ishte gjëja e trishtueshme e ditës së sotme.” – tha Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here